TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Shkurt 2024, 10:54

Romeo i preferuari i produksionit, Heidi i duhet për Romeon; eliminohet Lisi nga BBV3

Shkruar nga Pamfleti

Romeo i preferuari i produksionit, Heidi i duhet për Romeon; eliminohet

Elvis Myrta, i njohur ndryshe si Lisi, është i eliminuari i radhës nga shtëpia e ‘Big Brother Vip 3’. Eliminimi i tij erdhi nga hapja e kutisë së pandorës nga Graciano, i cili çoi kategorikisht në nominim gazetarin, Romeon dhe Heidin.

Romeo ishte i pari që shpëtoi me shumicën e votave nga publiku, sigurisht, duke ditur që është i preferuari i produksionit. Më pas Heidi dhe Lisi janë nisur drejt studios nga ku është zbuluar vendimi i publikt për eliminimin e Lisit, meqë Heidi duhet në shtëpi për të bërë rolin e partneres së aktorit.

Fati e desh që gazetari mos të kishte një biletë kthimi, për të cilën shpresonte se do të ndryshonte 360 gradë qëndrimin dhe lojën e tij në shtëpinë më të famshme.

Vendimi është pritur me keqardhje nga Romeo dhe banorët e tjerë, ndërsa në gjendje të rëndë emocionale është parë edhe Graciano megjithëse ishte vetë zgjedhja e tij.

elvis myrtaj eliminim bbv3

Lini një Përgjigje