
Një nominim i fortë ishte mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip mes Romeos, Heidit dhe Elvisit.
Ai që u eliminua sonte nga gara duke lënë menjëherë shtëpinë ishte Elvisi.
Ata u vendosën përballë njëri tjetrit në një nominim, pasi Graciano vendosi të hapë Kutinë e Pandorës.
Ai vendosi të hakmerret ndaj Romeos, duke e dërguar atë në nominim së bashku me mikun më të mirë, Elvisin, dhe pëlqimin e tij, Heidin.
Këtë mbrëmje i pari që shpëtoi nga nominimi ishte Romeo.
Më pas Heidi dhe Elvisi i janë drejtuar studios së spektaklit ku është shpallur edhe vendimi i publikut për të eliminuarin e kësaj mbrëmjeje.
Banorët që në nisje të lojës kanë patur disa bileta që do ti ofronin mundësinë e rikthimit ose jo në lojë.
Elvisi ka hapur zarfin e tij në studio por fatkeqësisht loja e tij është ndërprerë pasi ai kishte një biletë vetëm vajtje.
Lini një Përgjigje