TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Shkurt 2024, 10:22

“Mund të mos e prezantoj më unë Big Brotherin”, Arbana reagon pas “provokimit” të Ledion Liços: E di, e di

Shkruar nga Pamfleti

“Mund të mos e prezantoj më unë Big Brotherin”,

Ledion Liço ka nxitur komentet në rrjet për drejtimin e Big Brother Vip Albania në edicionin e ardhshëm.

Teksa provokoi ndjekësit për punën që do të bëjë Lisi në Top Channel, ai u shpreh se Vëllai i Madh mund t’i tërheqë veshin, por ai edhe mund të mos e bëjë më këtë program.

“Një informacion nga jashtë. E di që Vëllai i Madh mund të ma tërheqë veshin, por fundja unë edhe mund të mos e bëj më këtë program”, deklaroi ai.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë reagimi i Arbanës në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar në instastory një koment ku shkruan: “E di, e di”.

Ndjekësit kanë hamendësuar se Arbana mund të rikthehet sërish në ekranin e Top Channel për të drejtuar Big Brother Vip vitin e ardhshëm. Ajo ka moderuar dy edicionet e para të këtij formati, megjithatë publiku e ka mirëpritur mjaft mirë edhe figurën e Ledionit në krye të këtij produksioni.

“Mund të mos e prezantoj më unë Big Brotherin”,

ledion lico arbana osmani provokim

Lini një Përgjigje