TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Shtator 2023, 13:01

Romeo Veshaj dhe Elvana Gjata bashkë në një serial, regjisori acarohet me sjelljen dhe le projektin në mes

Shkruar nga Pamfleti

Romeo Veshaj dhe Elvana Gjata bashkë në një serial, regjisori

Romeo Veshaj dhe Elvana Gjata përfliten se do jenë protagonistë të serialit ‘Tenxherja Kapakun’, versioni shqip i ‘Love Bugs’.

Ky serial në Itali ka nisur të xhirohet në 2004-n dhe ka si protagonistë aktorët Fabio de Luigi, Michelle Hunziker, Giorgina Surina, etj.

Duke qenë se Donaldi do bëjë një film me Borën, Romeo nuk mund të rrinte duarkryq dhe ka nisur xhirimet e serialit. Nga ana tjetër, Elvana duket se do të xhirojë paralelisht si për serinë e dytë të filmit “Dy gisht mjaltë” ashtu edhe për “Tenxherja Kapakun”.

Duket se Romeo dhe Elvana, me sjelljen e tyre ‘prej snobi’ dhe jo korrekte, ia ‘kanë sjellë në majë të hundës’ regjisorit Ilir bokshi, i cili i indinjuar e ka lënë projektin përgjysmë, duke braktisur xhirimet e serialit.

Për këtë arsye mësohet se regjinë dhe skenarin do e bëjë Dalina Buzi, e cila është në rolin e opinionistes tek ‘Love Island Albania’.

Gjithsesi, publiku do ketë ç’të gjykohë: rolin e Romeos, apo atë të Donaldit. /Pamfleti

 

 

elvana gjata romeo veshaj serial

Lini një Përgjigje