
George Clooney është gati të largohet nga shtëpia e tij buzë liqenit të Komo-s në Itali.
Mediat italiane bëjnë të ditur se George Clooney ka shitur vilën ‘Oleandra’ në liqenin e Komos për 100 milionë euro.
Pa reklama, pa shtyp, por vetëm blerës të pasur. Kjo duket të jetë politika e George Clooney për shitjen e vilës në Itali.
George Clooney e kishte blerë Villa Oleandra në Laglio në vitin 2002 për një shumë prej dhjetë milionë dollarësh. Për të siguruar privatësi dhe rehati, ai kishte bërë disa punë rinovimi dhe gjithashtu një urë të vogël që kalon rrugën buzë liqenit të vilës për të lidhur rezidencën kryesore.
Ylli hollivudian e bleu atë kur ishte beqar dhe më pas u pa atje përkrah Amal Clooney, duke e kthyer zonën e Komos në qendër të vëmendjes.
Lini një Përgjigje