TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Shtator 2023, 12:29

Hailey Bieber nuk pranon të ketë bërë ndërhyrje estetike: Boll krahasuat fotot

Shkruar nga Pamfleti

Hailey Bieber nuk pranon të ketë bërë ndërhyrje

Hailey Bieber ka ‘shpërthyer’ në rrjetet sociale, për t’i dhënë një përgjigje të gjitha akuzave në adresë të saj, ditët e fundit, për ndërhyrje të tepruara në fytyrë. Modelja 23-vjeçare ka publikuar një foto të saj të 10 viteve më parë, kur ishte 13 vjeçe dhe një foto tjetër aktuale, ku shfaqet më e rritur dhe me make up të një artisti profesional raporton Daily Mail.

“Mjaft përdorët fotografi në të cilat jam e lyer për ta krahasuar me të vjetrat” -thotë Hailey, e cila insiston se ajo nuk ka kryer absolutisht asnjë ndërhyrje në fytyrë.

“Nuk e kam prekur kurrë fytyrën time, ndaj uluni dhe krahasojini mirë foton kur isha 13 vjeç dhe këtë ku jam 23. Të paktën krahasojini me foto më natyrale”-shton bashkëshortja e Justin Bieber.

Fansat e saj reaguan menjëherë duke mbrojtur bukurinë natyrale të modeles dhe transparencën e saj, edhe në videot që ajo realizon e publikon live në rrjetet sociale. Përkundër kësaj, Hailey postoi edhe foto nga shtëpia e saj në karantinë, ku shfaqet me një veshje sportive dhe pa makiazh.

Ditët e fundit në rrjet qarkulluan foto të modeles, ku Hailey duket tërësisht ndryshe, në tiparet e saj në fytyrë. Dhe duket se 23-vjeçarja ka dashur t’i japë fund aludimeve për ndërhyrje kryesisht në hundë e buzë.

Ju si mendoni, gjykuar nga fotot?

 Hailey Bieber nuk pranon të ketë bërë ndërhyrje Hailey Bieber nuk pranon të ketë bërë ndërhyrje Hailey Bieber nuk pranon të ketë bërë ndërhyrje Hailey Bieber nuk pranon të ketë bërë ndërhyrje

hailey bieber nderhyrje estetike

Lini një Përgjigje