
Ed Sheeran ka bërë realitet ëndrrën e një çifti të sapomartuar, duke qenë i pranishëm në ceremoninë e tyre martesore këtë javë, ndërkohë që u dha fansave një ide se çfarë duhet të presin nga albumi i tij i ardhshëm.
Duke mos humbur mundësinë për të promovuar muzikën e tij, këngëtari ka kënduar për nusen dhe dhëndrin një këngë, e cila do të jetë kënga e parë e publikuar nga albumi i tij i shtatë, "Autumn Variations".
Sheeran duket se ka mjaftueshëm kohë të lirë momentalisht, pasi këngëtari ka anuluar koncertin e tij të fundit në Nevada për shkak të problemeve me sigurinë.
Sikurse edhe me paraqitjen e tij të fundit surprizë në një dyqan "Lego" në Minnesota, këngëtari ka zgjedhur mënyra mjaft të veçanta për të promovuar muzikën e tij të re dhe në këtë rast ai ka kënaqur pafund çiftin e sapomartuar.
I pajisur me një kitarë akustike, kantautori bëri një paraqitje të papritur në Kishën "Little White" në Las Vegas, ku çifti i ri ishte në momentin që po shkëmbenin betimet me nëjri-tjetrin.
Ylli britanik ishte i shoqëruar nga katër vokalistë, teksa kanë qenë të pranishëm në kishën e vogël, e cila është e famshme për dasmat me temë Elvis Presley dhe tunelin e dashurisë.
Teksa qëndronte përballë nuses dhe dhëndrit, Sheeran dhe shoqëruesit e tij kanë kënduar për herë të parë këngën me titull "Magical".
Më vonë, këngëtari ka publikuar disa foto të çiftit teksa kanë dhënë premtimet e tyre dhe kanë shkëmbyer puthjen e parë si burrë dhe grua.
Teksa ka publikuar videon në profilin e tij të Instagramit, ditën e hënë, ai ka shkruar: "Surprizë në një dasmë, ishte magjike (referuar titullit të këngës "Magical".
Kjo nuk është hera e parë që Sheeran shkon surprizë në dasmë, pasi në vitin 2015, ai bëri një paraqitje të paplanifikuar në një dasmë në Australi. Artisti ka performuar gjatë kërcimit të parë të nuses dhe dhëndrit, e organizuar nga dy drejtuesit e radios lokale, DJ's Kyle Sandilands dhe Jackie O' Henderson.
Ed Sheeran, ka anuluar në moment të fundit koncertin e tij në Las Vegas. Lajmin për anulimin e dha vetëm disa orë para se të dilte në skenë, gjë e cila shkaktoi zemërim te shumë fansa. 32-vjeçari kishte planifikuar të performonte për ta në mes të turneut të tij në Amerikën e Veriut. Si arsye e anulimit ishte pretendimi se skena nuk ishte e qëndrueshme dhe mund të binte.
Lini një Përgjigje