TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Shkurt 2024, 15:13

Romeo i mërzitur me opinionistët: Jam gati të dal

Shkruar nga Pamfleti

Romeo i mërzitur me opinionistët: Jam gati të dal

Romeo Veshaj është shprehur mbrëmë se është gati të marrë valixhet dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP 3”. Këtë e tha gjatë një bisede me Erjola Doçin, teksa po komentonin fjalët që i thanë dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.

Sipas tyre, aktori është duke i bërë presion partneres së tij, Heidi Baci. E pikërisht këto fjalë e kanë prekur Romeon.

“Janë dy opinionista të vetëm dhe jo 200 milionë shqiptarë. Bëj një ndarje logjike të lojës edhe më beso që nuk do përfshiheni më si çift”, i tha Erjola-Romeos duke u përpjekur që ta qetësojë atë.

Romeo: Çfarë po thoni moj, unë po i jap presion kësaj vajzës? Unë jam gati për të bërë valixhet dhe të dal moj

Erjola: Kupto diçka Romeo, që është një opinion i vetëm

Romeo: Si një moj? Ishin të tre

Erjola: Janë dy opinionista të vetëm dhe jo 200 milionë shqiptarë

Romeo: Domethënë ata shikojnë 24/7 dhe çfarë thua moj

Erjola: Keni kohë çdo gjë mund të rregullohet në këtë botë

Romeo: Jo moj jam unë ai që po i fus presion kësaj gocës

Erjola: Sepse nuk ke bërë një ndarje logjike të lojës

Romeo: Si të bëj një ndarje moj, çfarë thua?

Erjola: Bëj një ndarje edhe më beso që nuk do përfshiheni më si çift. Pjesën romantike mbajeni shumë të fshehtë

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

romeo veshaj gati te dal

Lini një Përgjigje