TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Shkurt 2026, 12:50

Prona i ndau për së gjalli/ Rogerti: Kam vite që nuk flas me vëllain

Shkruar nga Pamfleti

 

Prona i ndau për së gjalli/ Rogerti: Kam vite që nuk flas me
Prona i ndau për së gjalli/ Rogerti: Kam vite që nuk flas me vëllain

 

Gjatë një sfide emocionale në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Rogerti ka ndarë mes lotësh historinë e marrëdhënies së tij të krisur me vëllanë, Xhulion.

Ai rrëfeu se prej vitit 2021 nuk kishte pasur asnjë kontakt me të, për shkak të konflikteve që nisën nga çështje parash dhe pronash, por që më pas u thelluan edhe nga plagë të vjetra të së shkuarës.

“Ka që në 2021-shin që unë nuk kam hyrje-dalje me vëllanë. Ka qenë një moment shumë i dobët për mua. Nuk e kam kuptuar deri sa kam hyrë këtu brenda sa shumë më mungon”, u shpreh ai.

Sipas Rogerit, sëmundja e babait të tyre u bë arsyeja që dy vëllezërit të thyenin akullin pas katër vitesh e gjysmë largimi. “Babi kishte një gjëndër në veshkë dhe bëri operacion. Aty mendova se ishte momenti që të flisja me vëllanë tim. Ishte dhjetorin që lamë pas që u mblodhëm për herë të parë. I dhashë dorën, nuk fola shumë. Pashë edhe mbesën time, që nuk e kisha parë që kur kishte lindur”, tregoi ai mes lotësh.

Rogerti pranoi se gjatë viteve kishte ushqyer inat të madh, madje kishte shprehur publikisht se nuk i interesonte nëse i vëllai ishte gjallë apo jo. Sot, ai thotë se ndihet i penduar.

Mes emocionesh, ai tregoi edhe për rivalitetin e tyre të përhershëm në futboll, duke zbuluar se Xhulio është tifoz i zjarrtë i Arsenal F.C., ndërsa vetë ai mbështet Chelsea F.C.. “Kisha blerë bluza dhe gjëra të Arsenalit vetëm që ta kujtoja çdo ditë”, tha ai.

Në fund, Rogerti bëri një thirrje të drejtpërdrejtë nga shtëpia e Big Brother, duke shpresuar që vëllai i tij ta dëgjojë dhe ta takojë gjatë qëndrimit të tij në program.

“Sa të jem në këtë jetë, gjithmonë do luftoj për të. I them që më mungon shumë. Familja është ajo që më ka mbajtur gjallë. Po të mos ishte për familjen, nuk e di a do isha këtu sot”, përfundoi ai.

 

rogerti vellai sherr

Lini një Përgjigje