
Spektakli i humorit “Portokalli” rikthehet me sezonin e 45-të.
Duke trajtuar problematika aktuale të shoqërisë me ironi të hollë dhe humor, spektakli përballë publikut njerëz që ndajnë hallet e përditshme. Aktorët më të shquar të humorit shqiptar do t’u bashkohen edhe emra të rinj, që do të bëhen pjesë gazmore e gjithë familjes shqiptare, këtu dhe kudo në botë.
Faqja zyrtare e “Portokalli” në Instagram konfirmoi se në shfaqjen e kësaj jave do të jenë të pranishëm edhe dy ish-banorët e Big Brother VIP Albania 5, Ina Aderi dhe Keijsi Hyseni.
Por jo vetëm kaq, do të jetë edhe Monika Kryemadhi, personazhi i së cilës është imituar pikërisht në “Portokalli” nga Neada Muçaj. Gjithashtu mësohet se e ftuar do të jetë edhe Rudina Dembacaj, e cila karrierën e saj televizive e ka nisur pikërisht në këtë spektakël humori, në rolin e Jozefina Topallit.
Lini një Përgjigje