TAGS-AT E JAVËS

Showbiz23 Shkurt 2026, 15:05

“Me Ilir Metën jemi miq”, Vrenozi: Nuk lejohet ta takoj në burg

Shkruar nga Pamfleti
“Me Ilir Metën jemi miq”, Vrenozi: Nuk lejohet ta takoj në
“Me Ilir Metën jemi miq”, Vrenozi: Nuk lejohet ta takoj në burg

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Ilir Vrenozi, ka rrëfyer në emisionin “S’e luan Topi” për takimet e tij me Ilir Metën, duke ndarë detaje të veçanta mbi miqësinë që kanë krijuar.

Vrenozi tregoi se lidhja e tyre ka nisur në vitin 2019, kur u takuan në stadium dhe u bënë miq. Më vonë, ai u ftua edhe në Presidencë:

“Edhe në Presidencë kam hyrë, më ka ftuar Ilir Meta. Kur kam vajtur për herë të parë, unë me idenë që do hanim ndonjë drekë jashtë Presidencës, kur më thotë Tedi, ‘hajde në Presidencë’. Unë kisha turp, edhe kur hyra aty, unë i thashë më fal se jam veshur kështu. Më tha ‘je veshur shumë mirë’. Në 2019 jam takuar në stadium dhe atëherë ‘jemi bërë miq’.”

Kur u pyet nëse e kishte takuar Ilir Metën në burg, Vrenozi përgjigjej me humor:

“Nuk lejohet, po me shumë kënaqësi, por më jep të fala nga avokati.”

Rrëfimi i tij tregon afërsinë personale dhe momentet gazmore jashtë ekranit të Big Brother VIP, duke ofruar një anë më të njerëzishme të marrëdhënieve mes figurave publike dhe ish-banorëve të reality-show.

ilir vrenozi miq ilir meta

Lini një Përgjigje