Eliminimi i Benitës në gjysmëfinale të Big Brother VIP Kosova, pas një përballjeje të fortë me Hygerta Sakon, ka shkaktuar jo vetëm zhgënjim tek publiku, por edhe një valë skandalesh online.
Ish-banorja shpërtheu në rrjetet sociale me disa publikime në story, të cilat, edhe pse u fshinë shpejt, u ruajtën nga publiku dhe po bëjnë xhiron e internetit. Benita i është drejtuar personalisht dhe publikisht producentes së formatit, Olsa Muhameti, duke ngritur akuza të drejtpërdrejta për manipulim.
Në postimin e saj të parë ajo shkruante:
“Olsa, kam shumë pyetje për ty… Fjala ishte që unë të shkoja në finale. Çfarë ndodhi? Pse nuk shkova, kur i kisha votat dhe gjithçka? Çfarë ndryshoi?”
Por akuzat nuk ndaluan me kaq. Benita dyshon se eliminimi i saj erdhi si dënim për mosbindje ndaj skenarëve të produksionit, të cilët duket se synonin të krijonin një lidhje dashurie me Klodin. Ajo pyet hapur:
“A është kjo arsyeja e vërtetë? Sepse unë nuk desha të jem me Klodin?”
Për më tepër, Benita paralajmëroi publikun se e di tashmë fituesin e këtij edicioni, duke përjashtuar një nga emrat e përfolur dhe duke thënë se fituesi:
“…është zgjedhur nga produksioni. Dhe jo, nuk është Elijona. Pasi mua më nxorën padrejtësisht, kam vendosur të flas hapur.”
Kjo nuk është hera e parë që Olsa akuzohet për skenarë, madje që kur mbante autorësinë e emisionit ‘Përputhen’. Por, kush e di pse, për një arsye apo një tjetër, dekonspirohet dhe i ‘dalin lakrat sheshit’.

Lini një Përgjigje