TAGS-AT E JAVËS

Showbiz23 Shkurt 2026, 17:21

Fama e Londrimit kalon kufijtë, merr vëmendjen e aktores së njohur turke

Shkruar nga Pamfleti
Fama e Londrimit kalon kufijtë, merr vëmendjen e aktores së
Demet Özdemir dhe Londrimi

Banori i “Big Brother VIP Kosova” ka tërhequr vëmendje edhe jashtë vendit. Londrim Mekaj, i cili gjatë qëndrimit në reality show ka shprehur hapur pëlqimin për aktoren turke Demet Özdemir.

Gjatë një bisede të regjistruar nga kamerat, ai iu drejtua aktores në gjuhën turke, duke i shprehur admirimin. Pjesa u shpërnda në rrjetet sociale nga ndjekës të formatit dhe brenda pak orësh nisi të qarkullojë gjerësisht në platformën X.

Videoja u shoqërua me komente nga përdorues të ndryshëm, të cilët reaguan ndaj deklaratës së tij. Shpërndarjet e shumta e kthyen fragmentin në një nga përmbajtjet më të shpërndara të ditës lidhur me programin.

Më pas, nga llogaria zyrtare dhe e verifikuar e Demet Özdemir në X u regjistrua një pëlqim në një prej postimeve që përmbante videon e Mekajt.

Fama e Londrimit kalon kufijtë, merr vëmendjen e aktores së

Ndjekësit e emisionit publikuan pamje të këtij veprimi, duke e shtuar interesin rreth episodit.

Reagimi i aktores i dha jehonë më të gjerë momentit të transmetuar nga shtëpia e BBVK.

demet Özdemir. bbvk

Lini një Përgjigje