
Ashtu siç ishte diskutuar gjatë në rrjet, Egli Tako pasi u përball me problemet shëndetësore, kërkoi t’i rikthehej lojës. Ajo pa dhe dëgjoi çfarë kishte thënë Gjesti për të në dhomë të rrëfimit dhe tanimë e ka të qartë panoramën se ai nuk ka ndjenja për këngëtaren. Kush e di pse, Eglit të gjorë nuk i mbushej mendja.
Ndërkohë që banorët nuk ishin në dijeni të gjithë kësaj, Ledioni ka hapur një televotim, i cili është mbyullur në fund të prime-t ku u pa se publiku kishte vendosur që Egli të rikthehe në shtëpi.
Pavarësisht se u shpall televotimi, për këtë gjë ishte diskutuar shumë në rrjet dhe e dinte ‘i madh e i vogël’ që Egli do rikthehej.
Duket që Egli është gëzuar shumë, veshur me një fustan të bardhë, ku ngjante si një “nuse” ajo futet në shtëpi dhe takon banorët e tjerë, por jo Gjestin. Thjeshtë e përshëndet me një “HI”.
Lini një Përgjigje