
Mëngjesin e sotëm banorët biseduan për lojën siameze dhe për mënyrën se si ata u çiftuan me njëri-tjetrin.
Olta dhe Luizi mund të konsiderohen si çifti më “komik” në këtë lojë, për shkak se ata janë kundërshtarë dhe nuk shkojnë dhe aq mirë me njëri-tjetrin, në kuadër të lojës.
Pranë Luizit dhe Oltës, ishte edhe Kiara me Dean. Kjo e fundit, i tha banorëve se kishte parë në ëndërr sikur ishte në dhomën e gjumit të saj.
Olta duke folur me të qeshur, i tha Deas se shpreson që ëndrra t’i realizohet. Kujtojmë se Olta votoi Dean për ta dërguar në nominim, për shkak se sipas saj, Dea ishte fajtore për daljen e Shpatit nga shtëpia.
Vëllai i Madh i dha banorëve një lojë, si një mënyrë për të rritur çmimin final. Banorët zgjodhën nga një gogël ku secili prej tyre kishte të njëjtin numër do të krijonin një çift siameze.
Kujtojmë se çmimi aktual është 42 mijë euro, dhe nëse loja përmbushet me sukses çmimi do të rritet me 20 mijë euro më shumë.
Lini një Përgjigje