
Spektakli i kaluar duket se ‘krisi’ miqësinë e Kiarës dhe Efit, pasi produksioni i shfaqi një video ku kjo e fundit i jepte të drejtë Luizit për situatën e krijuar te lavamani dhe atë që u cilësua si dhuna e këngëtarit.
Kiara dëgjoi Efin t’i kundërvihej asaj për reagimin e “dhunës” së ushtruar nga Luizi. Moderatorja u shpreh se nuk priste të lexonte kaq shumë negativitet e sidomos nga Efi, fjalët e së cilës e prekën më shumë. Kjo çështje u diskutua përsëri dhe kësaj here ishte Luizi ai që foli në lidhje me informacionet që Kiara mori nga jashtë, duke mbajtur anën e kësaj të fundit.
Luizi u shpreh se “është e drejta e të gjithëve ta përdorin historinë e tij me Kiarën”, ta përdorin për interesat e tyre personale, referuar kështu ish-banorëve, mes tyre edhe Efit.
“Ne sa vjen e na shtohet dashuria dhe kështu do të jetë edhe jashtë. Është e drejta e të gjithëve ta sjellin këtë histori si t’u leverdisë atyre për interesat e tyre personale dhe mua dhe Kiarës nuk na mbetet gjë për të thënë. Nuk dua të them fjalë të tipit “qentë të lehin, karvani ecën përpara”, por ashtu do të jetë.
Një reagim për fjalët e Luizit e pati edhe Efi, e cila është shprehur se nuk i mban mëri çiftit, duke shprehur edhe njëherë mbështetjen e saj për ta. Sa i përket fitores, ndryshe nga banorët e tjerë brenda shtëpisë që thanë emrin e Kiarës, Efi tha se fituesi për të është Luizi.
“Nuk jam e mërzitur me ta, edhe pse ata mund të jenë mërzitur me mua. E kuptoj se si është të jesh aty brenda. Unë dua që të dy të shkojnë deri në finale, por kuptohet besoj se Luizi dua ta fitojë Big Brother”-tha Efi.
Lini një Përgjigje