TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Mars 2023, 10:43

‘Kemi interes romantik, por jo dashuri’, Kristi specifikon marrëdhënien që ka me Keisin

Shkruar nga Pamfleti

‘Kemi interes romantik, por jo dashuri’, Kristi specifikon

Romanca e Krist Aliajt me Keisi Medinin është kthyer në një telenovelë më vete me prezencën e Sabianit, brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Dyshja gjithë kohës janë në mbikqyrjen e babait të Keisit, gjë e cila Kristin në veçanti e ka vendosur në një pozitë jo të lehtë, megjithatë çifti e menaxhoi situatën mjaft mirë.

Por, së fundmi Kristi, në një bisedë me Luizin, nuk e ka konsideruar ende Keisin si të dashur.

Kristi tha se ata kanë interes romantik ndaj njëri-tjetrit, por kjo ende nuk quhet dashuri.

Kristi: Marrëdhënia jonë është parë me sy tjetër.

Luizi: Ty të lind dashuria vetëm kur ke uri?

Kristi: Mua më lind interesi kur vjen  momenti.

Luizi: A ka ardhur ky moment që t’i thuash vetes ‘jam i dashuruar’?

Kristi: Jo, për dashuri është shumë serioze, nuk ka ardhur momenti.

Luizi: E kam seriozisht?

Kristi: Në rastin konkret për të thënë që unë kam dashuri për Kejsin është shumë herët. Kjo sepse unë i jap shumë rëndësi dashurisë.

Kjo që kemi ne është një situatë që po shkon shumë mirë në njohjen tonë, kemi interes romantik dhe po të vazhdojmë kështu mund të krijojmë një marrëdhënie serioze ku  pjesë është dashuria.

kristi keisi interes romantik

Lini një Përgjigje