
Aktorja e njohur Olta Gixhari, dy ditë më parë festoi ditëlindjen e saj.
Ajo ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku tregon format fizike pas lindjes, madje edhe barkun që ende ka përmasa të mëdha.
Mirëpo në foto aktorja shihet teksa mban të voglin e saj me njërën dorë dhe me krahun tjetër pozon. Ky detaj duket se i ka ngacmuar fansat per t’iu kthyer keq Oltës.
“Qyqja, po atë që mban si portofol në dorë moj, bebin e ke? Hej Zot”- ka qenë njëri ndër komentet dhe të tjerë vazhdonin me ironi: “Është në kuadër të fotos,’ ‘rëndësi ka pamja e jashtme”, ishin komentet e tjera që pasonin.

Lini një Përgjigje