TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 9 Dhjetor 2025, 18:54

Përplasje e ashpër mes Dolces dhe vajzave të “Grande Fratello”, publikohen pamjet (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje e ashpër mes Dolces dhe vajzave të “Grande

Tensionet mes Dolces dhe vajzave të “Grande Fratello” nuk kanë përfunduar me daljen e saj nga shtëpia.  Madje janë rindezur mbrëmjen e djeshme, gjatë një lidhjeje direkte mes shtëpisë italiane dhe asaj të BBVK.

“Molla e sherrit” u bë një klip i transmetuar për banorët, ku shfaqej Dolçe duke ftuar në darkë dy nga djemtë e shtëpisë që janë të fejuar.

Ky veprim tërboi vajzat italiane, konkretisht Anitën, të cilat nuk i kursyen ofendimet personale ndaj banores shqiptare, duke e sulmuar për pamjen e jashtme.

“Një femër që provokon me trup nuk më tremb. Ne të paktën kemi lindur të bukura, nuk jemi bërë,” u shprehën ato me ironi, duke thumbuar ndërhyrjet estetike të Dolçes.

Debati vazhdoi edhe gjatë lidhjes direkte. Ndërsa Dolce vetëm qeshte nga Kosova, një nga vajzat iu drejtua: “Nuk kam asgjë për të sqaruar se të kemi mirëpritur shumë mirë, por ishe ti ajo qe doje të na afroje dhe te na njihje.”


Situata u nxeh kur prezantuesja italiane, Cesara Buonamici, ndërhyri duke i thënë njërës prej vajzave se reagimi i saj vinte nga xhelozia: “Ti e ke personale me Dolcen sepse Omeri qeshte si i çmendur para saj”

Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të konkurrentes italiane, e cila mohoi të ishte e çmendur apo xheloze, duke bërtitur: “Po shiko si qesh ajo! Çfarë të bëj unë, të qaj? Ajo është e sforcuar!”.

Lini një Përgjigje