Koncerti i Alban Skenderajt në Prishtinë do të mbahet mend gjatë për një burrë të moshuar, i cili në publik, këndonte bashkë me këngëtarin. I pyetur nga gazetarët, zotëria tha se ‘ishte një dedikim për gruan e ndjerë’.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pritur në një takim të veçantë kantautorin.
Në një postim në profilin e tij të Instagrami, i cili po bën xhiron e rrjetit, Kryeministri ka zbuluar se nuk ishte thjesht një shtrëngim duarsh protokollare, por “biseda e parë e gjatë” mes të dyve. Madje, nuk u diskutua vetëm për muzikë.
Kurti tregon se me Albanin kanë folur për tema thelbësore si energjia, liria, progresi dhe “kureshtja që gëzon rinia shqiptare sot”.
Një vëmendje të veçantë në reagimin e tij mori edhe raporti mes dy shteteve tona. “Kosova dhe Shqipëria përpara kanë vetëm zhvillimin e pashkëputshëm, të cilit i prin edhe arti e kultura e artistëve tanë të shumtë,” – shkruan Kurti, duke e vendosur artin e Skënderajt si një urë lidhëse mes shqiptarëve.
Kryeministri u ndal edhe te performanca maratonë e Albanit në sallën “1 Tetori”. Ai theksoi faktin impresionues se artisti ka performuar për katër netë me radhë, me koncerte që kanë zgjatur mbi dy orë, duke emocionuar mijëra dashamirës.
Në fund, Kurti e mbylli reagimin me një urim të përzemërt: “Përgëzime Albanit për koncertet e tij të jashtëzakonshme. I uroj edhe shumë dekada të tjera karrierë të suksesshme.”
Duket se Albani nuk ka fituar vetëm zemrat e publikut, por edhe respektin maksimal të kreut të qeverisë.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje