TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 9 Dhjetor 2025, 13:36

U largua nga shtëpia në moshë të hershme? Elijona sqaron thashethemet për të

Shkruar nga Pamfleti

U largua nga shtëpia në moshë të hershme? Elijona sqaron

Ditët e fundit kanë qarkulluar lajmet për një periudhë të ‘errët’ të Elijona Binakajt, banores së Big Brother Kosova. Për bukuroshen flitej se ishte larguar nga shtëpia që në moshën e vogël 14-vjeçare, duke ngritur shumë pikëpyetje.

Për këtë arsye, Elijona mori një “zarf të kuq” që i drejtohej për lajmet që kanë qarkulluar ditët e fundit lidhur me të kaluarën e saj.

Vëllai i Madh Kosovar kërkoi sqarime në lidhje me lajmet që përmendnin policinë gjermane dhe periudhën e jetës së Elijonës që është bërë objekt diskutimi në media.

Në zarfin e kuq shkruhej: “Elijona, në ditët e fundit emri yt ka pushtuar mediat. Portale të ndryshme kanë publikuar lajme të një periudhe të jetës tënde, duke përmendur policinë gjermane”.

Dukshëm e emocionuar, Elijona reagoi duke shprehur pakënaqësinë e saj për mënyrën se si ishte trajtuar kjo temë dhe se si ishte përfolur brenda shtëpisë. Ajo e quajti këtë një sulm ndaj të kaluarës së saj, duke thënë: “Një njeri shumë i ligë këtu brenda ka gjuajtur me fjalë, ka prek të kaluarën time dhe ka dhënë informata jo të sakta.”

Elijona e sqaroi edhe një herë ngjarjen që kishte ndodhur, duke thënë se nuk ishte larguar nga familja e saj, por nga familja gjermane për të qenë pranë familjes së saj të vërtetë. Ajo theksoi: “E kam marrë vendimin vetë dhe jam shumë krenare për atë veprim.”

Ky sqarim ka shkaktuar reagime të shumta, brenda dhe jashtë shtëpisë, duke shuar disi dyshimet dhe përhapur më shumë mirëkuptim për vendimin e Elijonës.

elijona binakaj zarf i kuq

Lini një Përgjigje