TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Nëntor 2023, 19:13

“Për mua nuk ekziston më”, ish-partnerja merr në mbrojtje vajzën nga Dani Alvesh: Ai është i vdekur

Shkruar nga Pamfleti

“Për mua nuk ekziston më”, ish-partnerja merr në

Talente në fushën e lojës, por problematikë në stilin e jetës, kryesisht nga veset që kanë. Shumë sportistë e vuajnë këtë sindromë dhe njëri prej tyre është ish-ylli i Barcelonës dhe Brazilit.

Dani Alvesh është ende në qendrën e vuajtjes së dënimit “Brian 2”, në paraburgim, deri në gjykimin e tij. Akuza është ajo e përdhunimit të dyshuar të një vajze 23-vjeçare, ndodhur në klubin e natës “Sutton” të Barcelonës më 30 dhjetor 2022. Nëse shpallet fajtor, ish-lojtari i Barcelonës rrezikon deri në 10-vite burg.

Procesi është padyshim kompleks dhe Dani Alvesh ka përjetuar momente shumë të vështira familjare. Tashmë, Joana Sanz po e mbështet dhe është afruar me futbollistin brazilian, por së fundmi kanë lindur keqkuptime me ish-bashkëshorten, e cila fillimisht e kishte mbështetur publikisht. Braziliani përmes rrjeteve sociale i ka uruar datëlindjen vajzës së tij, Viktoria, e cila të dielën mbushi 16-vjeç. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer ish-bashkëshortes, Dinorah Santana.

“Për mua ai nuk ekziston, për mua është i vdekur”, – tha ajo së fundmi në një intervistë. “Daniel Alvesh, pavarësisht se është në burg, ka të drejtën dhe mjetet për të bërë një telefonatë me vajzën e tij, gjë që nuk zgjodhi ta bëjë. Publikimi ishte surprizë për të gjithë, pasi nuk e ka përdorur Instagramin që nga janari i këtij viti”.

Dinorah do të marrë masat e nevojshme ligjore për të mbrojtur vajzën dhe për të ruajtur integritetin e reputacionin e saj emocional.

 

dani alvesh ish-futbollisti i barcelonës dinorah santana

Lini një Përgjigje