TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Nëntor 2023, 11:56

Pas pajtimit, Irma dhe Eranda të ‘pandashme’ në skenë

Shkruar nga Pamfleti

Pas pajtimit, Irma dhe Eranda të ‘pandashme’ në skenë

Pas vitesh heshtje, motrat ikonë të muzikës shqiptare Irma dhe Eranda Libohova më në fund u shfaqën krah njëra-tjetrës, pas pesë vitesh.

Rregullimi i marrëdhënies së tyre u përfol në rrjet, po aq sa edhe sherri.

Dy artistet postuan javën e kaluar një video në rrjetet sociale nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe familjarëve të tjerë. Dy motra janë shfaqur teksa darkonin së bashku në humor tejet të mirë. “Ngjajmë ë ngjajmë”, shkroi Eranda, ndërsa postimi në InstaStory u shpërnda edhe nga Irma në rrjetin social.

Tani ato kanë gati edhe rikthimin në skenë krah njëra-tjetrës. Ishte Eranda ajo që postoi një video në Instastory ku shfaqet pranë motrës së saj, Irmës në një skenë ku duket se po bëjnë prova e në sfond dëgjohet muzikë popullore.

irma dhe eranda pajtimi

Lini një Përgjigje