TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Nëntor 2023, 19:31

U bënë prindër një muaj më parë, Nejmar dhe Bruna Biankardi i japin fund lidhjes së dashurisë

Shkruar nga Pamfleti

U bënë prindër një muaj më parë, Nejmar dhe Bruna

Lidhja mes Nejmarit dhe Bruna Biankardit ka marrë fund. Lajmi për përfundimin e romancës vjen nga gazetari Tiago Sodre, nga ‘Correio Braziliense’. Sipas tij, mes të dyve tashmë ka vetëm një marrëdhënie të përzemërt për të rritur vajzën e tyre, Mavi, e cila erdhi në jetë më 6 tetor të këtij viti. Sipas tij shumë shpejt do të vijë dhe njoftimi zyrtar.

Arsyeja e ndarjes thuhet se janë polemikat që ylli i futbollit dhe influencuesja patën gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, të tilla si tradhtitë dhe festat nga sulmuesi në rezidencën e tij në Mangaratiba, në Kosta Verde të Rio de Zhaneiros.

Si ishte marrëdhënia e Bruna Biankardit dhe Nejmar Zhunior?

Të dy filluan të takoheshin në prill të vitit 2022, por besohet se ata kishin qenë së bashku për më gjatë. Në gusht të të njëjtit vit, ata i dhanë fund lidhjes së tyre. Në janar të vitit 2023, ata u rikthyen sërish bashkë. Në pak kohë, njoftuan se do të bëheshin prindër.

Në korrik, Fernanda Lampos zbuloi në internet se kishte një lidhje me Nejmarin dhe se të dy kishin qenë bashkë edhe në ditën e Shën Valentinit. Rasti bëri jehonë të madhe dhe, në atë kohë, futbollisti kërkoi një falje publike për të dashurën e tij të atëhershme, Bruna Biankardi. Më vonë, u shfaqën thashetheme të reja për tradhti.

Në tetor, u zbuluan imazhe të Nejmarit duke shijuar një natë në një klub nate në Barcelonë, së bashku me disa vajza të tjera. Videoja bëri që Biankardi të flasë në mediat sociale, duke thënë se ajo ishte “sërish e zhgënjyer”. Menjëherë pas kësaj, ajo hoqi unazën e fejesës.

Fundjavën e kaluar, Nejmari, i cili po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në gju, tërhoqi vëmendjen e publikut, duke organizuar një festë në rezidencën e tij në Mangaratiba, Rio de Zhaneiro. Informacioni u prit keq nga fansat, duke qenë se ai sapo është bërë baba për herë të dytë dhe e fejuara e tij po shërohet nga lindja e parakohshme.

Dyshja nuk ndiqen më në Instagram.

nejmar zhunior bianka biankardui

Lini një Përgjigje