
Banorët e BBV përgatiten për të realizuar emisione televizive brenda shtëpisë së famshme. Kjo ishte detyra e dhënë nga Vëllai i madh për banorë të cilët duhet të ndajnë rolet, duke filluar nga moderatorët te temat e tek të ftuarit.
Luizi ndihmoi Kristin për zgjedhjen e të ftuarve, në emisionin ‘Top Story’.
Duke qenë se Kristi është në rolin e Grida Dumës, Luizi i sugjeroi që ta zgjidhte atë për rolin e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Luizi nuk harroi as Oltën, për të cilën tha se do i shkonte roli i ish- ministrit Arben Ahmetaj.
‘Ti Kristi bëj Gridën, unë bëj Salianjin, Olta bën Ahmetajn, tigrin’– thotë Luizi ndërsa nuk mban të qeshurën.
Lini një Përgjigje