Luiz Ejlli vijon të tërheqë vëmendje me qëndrimet dhe deklaratat e tij në “Big Brother”.
Së fundmi një bisedë e tij me banorët e tjerë ka tërhequr vëmendje, duke ngritur dyshime se këngëtari mund të ketë njohje dhe miqësi me të shumëkërkuarin e drejtësisë Ervis Martinajn.
Luizi u ka treguar banorëve se i kishte bërë dhuratë një shoku të tij dhuratë një luan, së bashku me disa miq të tjerë. Ai ka shtuar se shoku i tij e mbante luanin në shtëpi, në zonën e Shkodrës, dhe se kafsha është bërë shumë virale. Kohë më parë u bë e ditur se Ervis Martinaj ishte i vetmi në Shqipëri që kishte një luan. Nuk dihet nëse Luizi e ka pasur fjalën për të, por deklarata e tij po bën xhiron në rrjetet sociale.
Diskutimet brenda shtëpisë
Luizi: E kanë marrë tërë ato. E kanë në shtëpi. Ja kemi dhënë këlysh nga Afrika. E mban me 5 kg mish në ditë, po nuk e ka problem ai.
Dea: Po si e mban? Në një moment ai të sulmon
Luizi: Po ai për atë e mban.
Lini një Përgjigje