
Aktorja e famshme italiane Monica Bellucci përflitet se është në lidhje me regjisorin amerikan Tim Burton. Sipas medias franceze “Paris Match” dyshja është fotografuar së bashku në rrugët e Parisit, duke ngritur dyshime se ata po përjetojnë një romancë mes tyre.
Po sipas revistës franceze, historia e dashurisë mund të ketë lindur në Lion tetorin e kaluar, me rastin e Festivalit të Filmit Lumière dhe më pas ka vazhduar në muajt në vijim me takime të fshehta. E përjavshmja franceze ka publikuar edhe disa foto, ku dy artisët shfaqen nëpër rrugët e Parisit.
Monica Bellucci u martua me fotografin Claudio Carlos Basso dhe pas ndarjes me të u martua me aktorin francez Vincent Cassel dhe lindi vajzën Deva. Pas përfundimit të martesës me Cassel ajo pati një lidhje me artistin Nicolas Lefebvre.
Burton ishte i martuar nga viti 1989 deri në 1993 me artisten Lena Gieseke, përpara se të fillonte një lidhje me Lisa Marie, e cila u shfaq në disa nga filmat e tij. Pas ndarjes me aktoren në 2001, ai u njoh me Helena Bonham Carter në xhirimet e ‘Planet of the Apes’, me të cilën ka dy fëmijë, por lidhja e tyre përfundon në vitin 2014.
Gjatë katër muajve të fundit, 64-vjeçari amerikan dhe diva italiane 58-vjeçare u takuan fshehurazi, përpara se romanca e tyre të zbulohej nga mediat.

Lini një Përgjigje