TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Shkurt 2023, 10:05

‘I shkreti për pak famë ka hyrë’, nis ‘lufta virtuale’ mes pilotit të dronit dhe bashkëshortes së Maestros

Shkruar nga Pamfleti

‘I shkreti për pak famë ka hyrë’, nis ‘lufta

Një dron i dërguar në “Big Brother Vip” për Armaldo Kllogjerin, solli një reagim të ashpër nga piloti Arbër Xhaja.

Xhaja, i cili u bë i famshëm edicionin e kaluar në “Big Brother Vip”, ka hedhur akuza të rënda ndaj produksionit të reality-show-t. Sipas tij, ka qenë produksioni ai i cili ka dërguar dron për Maestron në “Big Brother Vip”, pasi ai nuk ka marrë asnjë kërkesë për t’i dërguar atij një surprizë të tillë. “Piloti i Zemrës”, shtoi se ka marrë kërkesa për t’i dërguar dron Bledit, Oltës, Kiarës dhe Luizit, por asnjë kërkesë për Maestron.

Por, në “Instagram-in” e Maestros, i cili thuhet se menaxhohet nga bashkëshortja e tij, Aida, ka ardhur një kundërpërgjigje, e cila duhet thënë që nuk është aspak miqësore.

Në një foto të një droni që ka publikuar në Instastory, shkruhet: “Parashutisti i Monikës”, drona kanë të gjithë o yll bote. Po të dije kush ia menaxhon profilin Maestros, nuk do dilje lart e poshtë me këto deklarata”.

Piloti, i është përgjigjur këtij postimi me një ironi:

Më tej, në një tjetër postim, Arbër Xhaja, ka shpërdnarë story-n e një faqeje, e cila shkruan: “Bëji të fala Maestros se ka mbyllur tag-un.”

Krahas këtij postimi, piloti shkruan: “Jo, unë i bëj të fala atij ose asaj që menaxhon faqen e Maestros, se ai i shkreti për pak famë ka hyrë.”

arber xhaja lufte virtuale bashkeshortja e maestros bbv2

Lini një Përgjigje