TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Shkurt 2023, 13:53

Kushton 2 mijë dollarë kilogrami, kafja më e shtrenjtë në botë quhet Black Jaguar

Shkruar nga Pamfleti

Kushton 2 mijë dollarë kilogrami, kafja më e shtrenjtë

Kafja është një nga pijet më ekonomike, që zakonisht mund të porositësh në Shqipëri dhe pothuajse kudo. Por jo në Melburn të Australisë, ku lokali i njohur si “Proud Mary” sapo ka blerë më pak se gjysmë kilogramë nga kafja më e shtrenjtë në botë, me vlerë të përgjithshme 2 mijë dollarë.

Varianti i kafes është ai i quajtur “Black Jaguar”, i kultivuar në rajonin e Chirigui të Panamasë, dhe ka një kosto rreth 50 herë më të lartë se kafja tradicionale.

Kafja e tipit Geisha shndërrohet në “jaguar” pas një teknike të pjekjes së ngadaltë, më e gjatë se normalja por pa e djegur atë. Arrihet një kafe e ëmbël dhe e errët që nuk është e hidhur, por ka një shije të mrekullueshme dhe të plotë.

“Ka diçka që të bën të hidhesh përpjetë tek kjo kafe, ishte speciale për shije dhe karakter”, thotë pronari i “Proud Mary”, që disponon një sasi vetëm për 22 gota.

Kushton 2 mijë dollarë kilogrami, kafja më e shtrenjtë

kafe e shtrenjte jaguar

Lini një Përgjigje