TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Shkurt 2023, 09:40

‘Nuk ndryshoj mendim, do takohem me Xhulin jashtë BBVK’, Atdheu flet për lidhjen me modelen

Shkruar nga Pamfleti

‘Nuk ndryshoj mendim, do takohem me Xhulin jashtë BBVK’, Atdheu

Atdhe Xharavina u bë pjesë e “Big Brother VIP Kosova” për pak javë dhe menjëherë nisi një romancë me Xhulin.

Mirëpo, kjo lidhje zgjati shumë pak, pasi Atdheu i ka dhënë fund live gjatë emisionit. Dhe shkak për këtë vendim të tij është bërë një lidhje e lënë përgjysmë jashtë e Xhulit.

Tani që ai është jashtë shtëpisë, Atdheu nuk e ka kursyer mbështetjen e tij për Xhulin, çfarë ka sjellë shumë pikëpyetje për vijimësinë e marrëdhënies së tyre. Disa dyshime, Atdheu ka vendosur t’i shuajë, përmes një pyetësori në profilin e tij në Instagram:

A mendon se Xhuli do të fitojë?

Rrugëtimi im ka filluar me Xhulin aty edhe i qëndroj deri në fund, pa marrë parasysh si do të jetë situata mes nesh. Normal që kam qejf që ta fitojë Xhuli

Mendon se do të përshtatesh me karakterin e Xhulit?

Unë mendoj që është karakter i fortë përderisa ia ka dalë deri këtu ku është, ka duruar gjëra që unë, ti dhe shumë të tjerë nuk do i duronin edhe besoj që po. Tani jetën jashtë nuk ia dimë njëri-tjetrit se cilat janë qëllimet tona, çfarë vizioni kemi, prandaj nuk dua të flas para kohe.

A e përkrah mamaja jote lidhjen tënde me Xhulin?

Sherri gjithmonë do jetë e lumtur kur unë jam i lumtur.

Pse ke ndryshuar mendim?

E kam marrë atë vendim edhe i qëndrova deri në fund, por jeni duke e perceptuar gabim, sepse as nuk kemi qenë të martuar, as në lidhje, thjesht ndodhi çdo gjë shumë shpejt. I kemi dhënë premtim njëri-tjetrit që do takohemi jashtë. Sa për në shtëpi, do i qëndroja vendimit tim deri në fund, duke marrë parasysh edhe lojën e Xhulit, që filloi duke i rënë performanca aty brenda.

‘Nuk ndryshoj mendim, do takohem me Xhulin jashtë BBVK’, Atdheu ‘Nuk ndryshoj mendim, do takohem me Xhulin jashtë BBVK’, Atdheu ‘Nuk ndryshoj mendim, do takohem me Xhulin jashtë BBVK’, Atdheu ‘Nuk ndryshoj mendim, do takohem me Xhulin jashtë BBVK’, Atdheu ‘Nuk ndryshoj mendim, do takohem me Xhulin jashtë BBVK’, Atdheu

atdhe xharavina juliana nura

Lini një Përgjigje