
Kejvina Kthella ka ndërruar mendje për Luiz Ejllin pasi doli nga shtëpia e “Big Brother”.
Disa javë pasi ajo i dërgoi një dron Luizit, e më pas bëri një reagim të gjatë në ‘Instagram’, ku ka kërkuar falje dhe ka treguar se i vetmi person që i donte të mirën asaj ishte pikërisht Luizi.
Modelja së fundi ka nisur pushimet e saj në Afrikë. Luizi tashmë pothuajse nga secili quhet “Luan”.
E lidhur me këtë Kejvina ka publikuar një video me një “luan” ku mbi të ka shkruar vetëm shkronjën “L” dhe emojin e “luanit”.
Me këtë ajo tregon sërish se Luizi është tashmë i preferuari në “BBV”.

Lini një Përgjigje