
Ditën e sotme Adrola Dushi ka patur një problem me makinën, e cila nuk po merrte më komandat. Kjo i ka shkaktuar aq ankth, sa ka menduar se jetës së saj i erdhi fundi.
Fatmirësisht asgjë nuk ka ndodhur dhe modelja është në gjendje të mirë.
“Sot kam kaluar një nga ditët e mia më pak të mira. Për herë të parë në jetën time mendova se mund të mos kisha të tjera minuta këtu. Falë Zotit nuk ndodhi asgjë e rëndë dhe askush nuk u lëndua, por kur kuptova se makina ime nuk po merrte asnjë komandë, të them se u tmerrova, është pak.
Por falë Zotit jam mirë. Sa bukur është kur ndalesh dhe mendon vetëm për gjërat e bukura që kemi në jetë! Dhe pse ne këtë e kuptojmë vetëm në momente të dhunshme. Jam kaq shumë falënderuese ndaj të madhit Zot. Ai s’më ka lënë kurrë vetëm,”-shkruan Adrola në Instastory.
Lini një Përgjigje