TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Qershor 2023, 09:06

Nuk i mban të gjitha për vete, por Luiz Ejlli fiton 30 mijë euro për një natë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk i mban të gjitha për vete, por Luiz Ejlli fiton 30 mijë euro

“Pushime On Top”, një nga formatet më të dashura të verës, ka nisur sot sezonin e ri, me Eni Shehun dhe Lei Krajën.

Xhani Demika, i quajtur menaxher vipash dha një intervistë për programin veror në një nga club-et e Sarandës. Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me artistët shqiptarë, Xhani nuk ka nguruar të ndajë me publikun edhe disa sekrete apo kërkesa të çuditshme që ka dëgjuar prej tyre.

“Një këngëtare shqiptare më ka kërkuar çadër në mes të verës”, u shpreh ai, duke habitur jo pak edhe moderatoren, Lei Kraja. E teksa u pyet nga kjo e fundit për Luiz Ejllin, si një nga artistët “On Top” të kësaj periudhe, nuk nguroi të fliste me shifra.

“Luiz Ejlli ka qenë një ndër artistët e parë që kam kontaktuar për këtë sezon, më ka kërkuar 30 mijë euro…“, duke shuar kështu kuriozitetin e fansave.

Luiz Ejlli është shndërruar në një brand që gjeneron para në çdo gjë që bën, por fatkeqësisht merr vetëm një pjesë të tyre, pasi pjesën më të madhe e merr Top-i i cili e ka në menaxhim.

Pas fitores në “Big Brother”, ai i është dedikuar muzikës, ku deri në fund të sezonit, mesa duket është totalisht i prenotuar.

 

luiz ejlli 30 mije euro

Lini një Përgjigje