
Gazetarja e njohur Iva Tiço dhe partneri i saj gjerman do të kurorëzojnë së shpejti dashurinë e tyre në martesë.
Së fundmi, Iva Tiço ka folur rreth dasmës por nuk ka dhënë kohën se kur ta organizojë ceremoninë por një gjë është e sigurt që do të mbahet jashtë Shqipërisë.
Në një intervistë për ‘Më prit në fundjavë’, Tiço tregoi planet për dasmën, e madje duke se ka nisur që tani përgatitjet.
Iva shprehet se një dasmë jashtë shtetit do ishte më e përshtatshme, pasi dasma në Shqipëri do të krijonte pakënaqësi për mos pjesëmarrjen e shumë miqve e të afërmeve. Sa i takon ushqimit, Iva tha se nuk do të mungojnë ushqimet tradicionale shqiptare, por as ato gjermane.
"Dasma në Shqipëri do të krijonte pakënaqësi te miqtë dhe të afërmit. Nuk do të mungojnë ushqimet tradicionale nga të dyja vendet, gjermane dhe shqiptare", tha Iva.
Lini një Përgjigje