TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Qershor 2023, 11:39

Donte të intervistonte Putinin për traumat e fëmijërisë; Princ Harry prish kontratën me Spotify, menaxheri: Ai dhe e shoqja janë mashtrues

Shkruar nga Pamfleti

Donte të intervistonte Putinin për traumat e

“Divorci” mes Dukës së Sussex-it dhe Spotify u bë i ditur në një deklaratë të përbashkët zyrtare vetëm pak ditë më parë. Dhe tani thuhet se Princi Harry - përpara se kontrata prej 15 milionë dollarësh e nënshkruar në fund të vitit 2020 të dështonte - kishte dashur një podcast në të cilin synonte të intervistonte disa figura si Vladimir Putin, Donald Trump dhe Mark Zuckerberg, lidhur me edukimin e tyre dhe traumat e fëmijërisë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, princi kishte menduar për një tjetër podcast me temë fetare dhe madje mendoi për Papa Françeskun mes të ftuarve të tij.

‘Bloomberg’ thotë se Harry ua tregoi planet e tij drejtuesve të Spotify, duke i lënë ata pa dyshim të habitur. "Idetë e Harry-t u dukeshin të gjithëve të paimagjinueshme. Si dhe krejtësisht jorealiste: Lëre më nëse personazhe si Putini dhe Zuckerberg do të bënin intervista për edukimin e tyre dhe traumat e tyre të fëmijërisë," shkruan gazetarja Ashley Carman.

Ndarja midis dukëve të Sussexes dhe Spotify u arrit reciprokisht, pas podcastit të krijuar së bashku (podkasti Archetypes i Meghan Markle). Por më pas Bill Simmons, menaxheri i Spotify, sulmoi publikisht dukët duke i quajtur "mashtrues": “Mashtruesit, ky është podkasti që duhet të kishim nisur me ta. Duhet të dehem një natë për të treguar historinë e bisedës që kam pasur dikur në Zoom me Princin Harry për ta ndihmuar atë të zhvillojë një ide për podcast-in. Është një nga tregimet e mia më të mira."

Si të mos mjaftonte kjo, një tjetër akuzë u bë mbi Meghan: ajo dyshohet se i mashtroi dëgjuesit e saj me intervista të rreme. Thuhet se ajo nuk i ka realizuar vetë të gjitha intervistat, por një pjesë e tyre janë bërë me asistentët e saj dhe më pas u është shtuar zëri i Meghan.

princ harry spotify ndarje

Lini një Përgjigje