TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Qershor 2023, 09:49

Mëson që e bija është puthur tek ‘Kepi i Tundimeve’, Sabiani: Aha, me Ronaldon s’ka gjë

Shkruar nga Pamfleti

Mëson që e bija është puthur tek ‘Kepi i

I ftuar në në rubrikën “Hëna apo Dielli”, këngëtari Sabiani është vënë në një sfidë loje, ku duhet të telefononte të bijën Keisin. Sfida ishte se duhet t’i shprehte të bijës një thashethem që kishte dëgjuar për të, se ndërsa kishte qenë me xhirime për “Kepin e VIP-ave”, kjo e fundit kishte puthur dikë.

Por ky thashethem duket se qenka i vërtetë dhe Sabiani e mëson live në emision:

Sabiani: Ça po bëni?

Keisi: Tani po regjistrojmë

Sabiani: E di ça mora vesh? Me kë ishe puthur atje?

Keisi: Aaa është ajo, xhirimi i parë që kemi bërë, me Ronaldon

Sabiani: Me kë ishe puthur, qenke puthur tamam ti?

Keisi: Jo mo babi, ka qenë gallatë, më kapi kështu te loja

Sabiani: Aaa me Ronaldon? S’ka gjë…Me Ronin puthuni prapë

Ndërkohë shprehja e fundit e Sabianit na la pak ‘gojë hapur’ për faktin se Ronaldon nuk e quan fare ‘të rrezikshëm’ për të bijën. Si të jetë puna vallë?

sabiani puthe keisi dhe ronaldo

Lini një Përgjigje