TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Qershor 2023, 10:41

Ledri dhe Romeo akuzohen për racizëm, këngëtari rom nuk shfaqet në klipin e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Ledri dhe Romeo akuzohen për racizëm, këngëtari rom nuk

Ledri Vula dhe Romeo Veshaj pak ditë më parë publikuan bashkëpunimin e tyre të titulluar “E keni dit”.

Sapo nis ta dëgjosh këngën në fjalë, në sfond dëgjohet një zë tjetër, i cili dallohet qartë që nuk është as zëri i Ledrit e as i Romeos.

Bëhet fjalë për këngëtarin e komunitetit rom, Klement Selitën, i cili këndon refrenin dhe pothuajse pjesën më të madhe të këngës.

Mirëpo emri i tij nuk figuron te titulli i këngës dhe i njëjti nuk shfaqet as në klip.

Kjo ka bërë që një pjesë e mirë e fansave të shprehin shqetësimin e tyre për faktin se Klementit nuk i janë dhënë merita të mjaftueshme për këngën.

Në shumicën e komenteve poshtë klipit në YouTube, fansat kanë shprehur indinjatën e tyre për mospërfshirjen e Klementit në klip, gjersa edhe i kanë akuzuar dyshen për diskrimin racor.

Pavarësisht kësaj, emri i Klementit është përfshirë te pjesa e autorëve poshtë këngës në YouTube.

Ledri dhe Romeo akuzohen për racizëm, këngëtari rom nuk

ledri dhe romeo racist

Lini një Përgjigje