TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Janar 2024, 20:50

"Nuk e kisha për Ori Nebijajn", Zhaklin Lekatari sqaron statusin e saj mbi meritokracinë

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk e kisha për Ori Nebijajn", Zhaklin Lekatari sqaron statusin

Një status ku Zhaklin Lekatari fliste mbi meritokracinë u bë tituj portalesh, sepse u mor si një "kunjë" për Ori Nebijaj, e cila këtë sezon është opinioniste në Big Brother, duke zënë vendin që Zhaklin kishte një vit më parë.

Anja: Kam vlerësuar si opinioniste Zhaklin Lekatarin në BBV2. Pse ti nuk je më opinioniste?

Zhaklin: Mendoj që është normale sepse drejtimi i Bigut ka ndërruar, kështu ndryshojnë dhe politikat e brendshme dhe nevojat. Nëse do duam dikë që të ngrejë zërin, apo duhet të jetë më i moderuar? Këto janë politikat e brendshme. Ai vend nuk është se më përkiste. Ne gazetarët jemi pak si futbollistët dhe gjithmonë ka një sezon të ri për ne. Në varësi të ndryshimeve dhe kërkesës së tregut. Ndaj nuk jam e surprizuar.

Anja: Po ti një kunj e kishe hedhur...

Zhaklin: shumë kunj e kishin marrë...

Anja: pjesa më e madhe e gazetarëve

Zhaklin: Meritokracia është problem i madh në Shqipëri. Duke parë që ditët e fundit i jam dedikuar çështjeve makabre me të cilat ne kemi hapur vitin, në përgjithësi tematikat kanë qenë ato dhe duke parë që eksperienca me profesionistë që i janë dedikuar këtyre ngjarjeve, nuk ka qenë maksimal, statusi im i dedikohej shumë gjërave të tjera, por jo asaj.

Kjo ka qenë përgjigja më diplomate e Zhaklin Lekatarit, çfarë ndodhi që nuk je më e drejtpërdrejtë?!/ (Min. 20: 24)

zhaklin

Lini një Përgjigje