TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Janar 2024, 18:31

U përjashtua nga Big Brother, reagon për herë të parë Klodian Duro

Shkruar nga Pamfleti

U përjashtua nga Big Brother, reagon për herë të parë

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, ka reaguar në lidhje me përjashtimin e tij nga Big Brother Vip, pas deklaratave të tij të paprecedenta për dhunën ndaj ish-gruas dhe kërcënimeve që u bëri banorëve.

Duro, në reagimin e tij në Facebook, ka pranuar se deklarata ishte e gabuar dhe që i kishte lënë vend keqinterpretimit.

Gjithashtu i kërkoi ndjesë publikut dhe u uroi suksese banorëve.

Reagimi i Klodian Duros:

Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugetimi im në Big Brother VIP është ndërprerë sot.

Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i le vend keqinterpretimit.

Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura tek të cilat besoj vërtetë dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve!

U përjashtua nga Big Brother, reagon për herë të parë

Lini një Përgjigje