
Zhaklin Lekatari ishte e ftuara e radhës në podcastin PPP by Anja. Si rrallë herë, blogerja dhe gazetarja ka folur për fëmijërinë shumë të vështirë që ka kaluar që nga humbja e babait dhe faktin që bashkë me të motrën u detyruan të jetonin me dy prindër italianë, pasi mamaja nuk e kishte dot të mundur të vazhdonte prindërimin e vajzave.
Anja: Më ka shokuar deklarata jote para shumë kohësh që pas vdekjes së babait nëna ju dha për adoptim. Sa të ka vrarë ky fakt?
Zhaklin: Isha 8 vjecc kur ndodhi, 9 vjeç kam ikur. Kam kaluar këto vite duke pyetur pse ka ndodhur, a ka patur fajtor? Është situatë që e kam tejkaluar, menaxhuar dhe e kam hedhur pas krahëve. Jeta ime është si e ndarë në dy pjesë: Ra komunizmi, vdiq babai dhe unë ika në Itali. Ndodhën disa ndryshime shumë të mëdha për mua dhe mua më ndryshoi jeta përgjithmonë. Dhe gjithë ajo fëmijëri fantastike me ata prindër fantastikë, me motrën, me rregullat e familjes sonë, një jetë shumë e bukur që babai ndërtoi për ne, u zhduk dhe filloi kjo jeta e re që më dukej se nuk më përkiste mua. Dhe tani që jam këtu ku jam, kur kthej kokën pas më duket se ishte një film dhe jo jeta ime. Pyes veten "Vërtet kaq e fortë kam qenë?" Por nuk do isha kjo që jam sot, ky ka qenë rrugëtimi im.
Anja: Ke fajësuar ndonjëherë dikë për këtë?
Zhaklin: Po, patjetër. Nuk kam qenë gjithmonë kaq e pjekur
Anja: Kë ke fajësuar?
Zhaklin: Familjarët e mi, ata që vendosnin për mua. Nuk mendoj se ka një fajtor në këtë mes. Është e lehtë të gjykosh veprimet e dikujt tjetër pa e ditur si kanë qenë rrethanat, mendësia, mentaliteti. E rëndësishme është që kam marrë më të mirat.
Lini një Përgjigje