TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Nëntor 2024, 10:39

Një dasmë aspak e zakontë, aktori i njohur martohet në Las Vegas; të ftuarit shkojnë në klub pas ceremonisë

Shkruar nga Pamfleti

Një dasmë aspak e zakontë, aktori i njohur martohet në Las

Aktori i njohur Ylber Bardhi, duket se ka kurorëzuar dashurinë e tij në një ceremoni modeste me Albina Dylën.

Çifti kanë festuar ditën e tyre të veçantë me miqtë dhe të afërmit, të cilët kanë udhëtuar deri në Las Vegas posaçërisht për ta.

Lajmin e ndau vetë aktori teksa postoi në rrjetet e tij sociale një foto me partneren e cila shfaqet me fustan të bardhë si edhe një foto me miqtë pjesëmarrës në event.

“Të martuar! Përgjithmonë mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen e të gjithëve që udhëtuan në Las Vegas për të festuar ditën tonë të veçantë,” ka shkruar Ylberi krahas fotove që ka publikuar.

Ajo çfarë u duk mjaft interesante ishte se pas ceremonisë çifti kanë shkuar në club për të festuar.

Në një video të cilën aktori e ka postuar në ‘InstaStory’, dyshja shihen duke kërcyer këngën e famshme “Gasolina”.

Gjatë një momenti, nusja moderne, Albina, velloja e së cilës i ngjan më shumë një truporeje shihet të bëjë ‘twerk’ para partnerit të saj, veprim i cili ka shkaktuar të qeshura dhe brohoritje tek miqtë e tyre.

Një dasmë aspak e zakontë, aktori i njohur martohet në Las Një dasmë aspak e zakontë, aktori i njohur martohet në Las Një dasmë aspak e zakontë, aktori i njohur martohet në Las Një dasmë aspak e zakontë, aktori i njohur martohet në Las Një dasmë aspak e zakontë, aktori i njohur martohet në Las

las vegas ylber bardhi

Lini një Përgjigje