
Konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova” Diana Tahiri ka vendosur të largohet nga gara.
Vendimi i saj erdhi pas një situate të rëndë familjare që i është bërë e ditur gjatë vizitës së motrës së saj, Adrianës, në spektaklin e të hënës.
Motra e Dianës e njoftoi për gjendjen e përkeqësuar shëndetësore të babait të tyre, pas problemeve me zemrën.
Ky lajm e ka prekur Dianën, e cila pas disa momenteve reflektimi ka vendosur të kontaktojë babain e saj përmes një telefonate në shtëpinë e BBVK. Diskutimi mes tyre ka qenë vendimtar për të marrë këtë hap.
Pas bisedës me babain, Diana e ka ndarë vendimin e saj me banorët, duke i informuar se do të largohet nga shtëpia dhe do të ndërpresë rrugëtimin e saj në mes.
Ajo është shprehur se dëshiron të jetë pranë familjes në këtë moment të vështirë
Lini një Përgjigje