TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Nëntor 2024, 14:13

Agron Llakaj kujton nisjen e karrierës së Bes Kallakut: Flinte mbi tavolinë

Shkruar nga Pamfleti

Agron Llakaj kujton nisjen e karrierës së Bes Kallakut: Flinte mbi

Agron Llakaj ishte i ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, ku ndau një histori të veçantë lidhur me një prej aktorëve më të njohur të humorit, Bes Kallakun.

Ai rrëfehu se kur Bes Kallaku ishte vetëm një adoleshent, kishte marrë pjesë në një shfaqje talentesh, 16-17 vjeç.

Për shkak të distancës që kishte për të udhëtuar nga Fushë-Kruja në Tiranë, Agroni kujton se Bes Kallaku flinte mbi tavolinën e punës, duke e konsideruar këtë një gjest tepër sfidues për të riun: “Këtu më kujtonte veten në sakrificat e fillimit”, shtoi aktori i mirënjohur.

Për Agronin, është një kënaqësi të shohë zhvillimin dhe suksesin e Kallakut, duke e konsideruar atë si një nga humoristët më të talentuar të brezit të tij!

agron llakaj bes kallaku tavolina

Lini një Përgjigje