TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Tetor 2025, 10:34

Nevina Shtylla ngre shqetësimin për Inteligjencën Artificiale: Më vodhën imazhin dhe po e përdorin në mënyrë abuzive

Shkruar nga Pamfleti

Nevina Shtylla ngre shqetësimin për Inteligjencën Artificiale:

Inteligjenca Artificiale është një ndër temat që diskutohet më së shumti dhe kudo: në ekrane, rrjete sociale apo edhe tavolina. Diçka e panjohur që është bërë pjesë e së përditshmes, bashkë me përfitimiet ka sjellë edhe rreziqet e saj. Aq sa kanë plasur edhe teoritë konspirative lidhur me këtë. Gjatë puntatës së fundit të rubrikës “Trotuar” u diskutua për inteligjencën artificiale, përfitimet dhe rreziqet që ajo sjell.

Nevina Shtylla ndau një përvojë personale shqetësuese, duke treguar se imazhi i saj është vjedhur dhe përdorur në mënyrë abuzive në rrjete sociale.

Ajo sqaroi se një profil në Instagram kishte përdorur fytyrën e saj për të postuar foto të manipuluara provokuese, me përmasa trupore të ekzagjeruara, duke krijuar një identitet të rremë.

Moderatorja theksoi se e ka raportuar disa herë rastin, por adresa vijon të qëndrojë aktive.

Ky incident ngre edhe njëherë shqetësimin mbi rreziqet e inteligjencës artificiale dhe mungesën e mbrojtjes efektive ndaj abuzimeve me identitetin digjital.

nevina shtylla inteligjence artificiale imazh

Lini një Përgjigje