
Marrëdhënia shumë e diskutuar mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt mori vëmendje edhe tek ‘Goca dhe Gra’ që startoi mbrëmjen e djeshme.
Jo vetëm kaq, por për këtë lidhje u prononcua edhe ish-bashkëshortja e reperit. Sara Hoxha u shpreh se lajmet i ka lexuar si gjithë publiku dhe se nuk e ndjen të drejtë të komentojë për diçka që nuk e di.
“Siç i keni lexuar edhe ju në telefon, nëpër media. Me Ledrin kam marrëdhënie shumë prindërore, kujdesemi shumë për Poin. E lexova si gjithë të tjerët. Ai është babai i Poit, i uroj vetëm të mirat. Secili ka jetën e vet. Nuk më takon as t’i mohoj e as t’i pohoj lajmet që shoh në portale kur nuk ia kam haberin fare, por e di që kemi të drejtën të dy të jemi të lumtur. Unë këtë ia uroj Ledrit se është babai i Poit,” tha ajo.
Sara theksoi se, pavarësisht ndarjes, marrëdhënia me Ledrin mbetet e shëndetshme dhe funksionon mbi bazën e prindërimit të përbashkët. “Gjëja më e rëndësishme për ne të dy është vajza. Pas gjithçkaje që kemi kaluar, ia kemi dalë të jemi aty për të. Marrëdhënia jonë është prindërore dhe mbi këtë bazohet gjithçka,” – përfundoi ajo.
Ky reagim i qetë dhe pa polemika i Sarës erdhi si një mesazh qartësues për publikun, duke treguar se prioriteti i saj mbetet vajza dhe respekti reciprok me Ledrin.
Lini një Përgjigje