TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Shkurt 2024, 16:16

“Mos na bëhet xheloz Bardhi”, çfarë po ndodh mes Sarës dhe Silvit?

Shkruar nga Pamfleti

“Mos na bëhet xheloz Bardhi”, çfarë po ndodh mes

Banori më i ri i Big Brother Vip, Silvi Forte ka filluar një afrimitet me Sarën.

Para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Silvi ka treguar se me Sarën njihen nga jashtë.

Deklarata e tij ka hedhur dyshime se ata kanë përjetuar një lidhje dashurie mes tyre më herët.

Ditën e sotme ata kanë zhvilluar një bisedë së bashku në oborr, ku Silvi i thotë se e do patjetër brenda në shtëpi, ndërkohë që Sara e përqafon.

Silvi: Unë ty të dua në shtëpi.

Sara: Përqafime. Faleminderit.

Silvi: Mos na bëhet xheloz Bardhi.

Sara: Jo, jo.

Silvi: Ty të dua në shtëpi edhe pse kam pasur më shumë komunikim me 3 banorë të tjerë.

Sara: Me mua e ke gjithmonë derën të hapur. Unë mund të mos vij e para vetë, por nuk të pres me këmbët e para kur ti vjen.

Silvi: Ngaqë jeni dhe çift…

Sara: Unë dhe Bardhi nuk e kemi farë këtë gjë.

sara gjordeni big brother vip

Lini një Përgjigje