TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Maj 2023, 11:14

Misterioze deri në fund/ Sia martohet fshehtas në vilën e Dolce Gabbana-s, vetëm katër të ftuar

Shkruar nga Pamfleti

Misterioze deri në fund/ Sia martohet fshehtas në vilën e Dolce

Këngëtarja e njohur Sia është martuar me Dan Bernard, në një ceremoni të vogël dhe private në Villa Olivetta të Stefano Dolce dhe Domenico Gabbana në Portofino, Itali .

Për dasmën, ku morën pjesë vetëm katër të ftuar, Sia kishte veshur një fustan sirenë dantelle me mëngë treçerekëshe dhe një qafë të lartë.

Çifti shkëmbyen betimet në një ambient të zbukuruar me lule shumëngjyrëshe. Hapësira e jashtme kishte edhe tavolina luksoze ari, me qirinj të bardhë në kuti xhami.

Është e paqartë se kur nisi dyshja të takoheshin, pasi Sia e ka mbajtur të fshehtë romancën e tyre. Ajo ka ndarë vetëm një foto me partnerin e saj në Instagram vitin e kaluar.

Para Bernard-it, këngëtarja 47-vjeçare ka qenë e martuar me Eric Anders. Çifti u nda në dhjetor të 2016-s.

Misterioze deri në fund/ Sia martohet fshehtas në vilën e Dolce Misterioze deri në fund/ Sia martohet fshehtas në vilën e Dolce Misterioze deri në fund/ Sia martohet fshehtas në vilën e Dolce Misterioze deri në fund/ Sia martohet fshehtas në vilën e Dolce

sia martese dolce gabbanna

Lini një Përgjigje