TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Maj 2023, 10:21

Luizi heq nga Instagrami miqtë e tij, një faqe facebook-u hapet me emrin e këngëtarit

Shkruar nga Pamfleti

Luizi heq nga Instagrami miqtë e tij, një faqe facebook-u hapet me

Në instagramin e Luizit është vënë re se këngëtari ka hequr nga lista e personave që ndjek, shokët e tij të ngushtë: Marion dhe Jonin.

Një gjë e tillë ka ndodhur dhe me Meridian Ramcaj, i cili është cilësuar si një prej personave që mbështetën faktin e marrjes nën menaxhim të figurës së këngëtarit nga TCH.

Nuk dihet ende çfarë qëndron pas kësaj. Nëse ka një krisje mes miqve apo nëse Luizi ka mësuar diçka që s’i ka pëlqyer jashtë.

Megjithatë, pas daljes së tij nga BBVIP, ai nuk është shfaqur shumë në publik, e po ashtu nuk ka qenë aktiv as në Instagramin e tij.

Së fundmi në Facebook, një profil me emrin e këngëtarit ka bërë një reagim duke falenderuar fansat dhe për këtë arsye të gjithë kanë menduar se kjo faqe menaxhohej nga Luizi.

Por kjo është hedhur poshtë nga shoku i këngëtarit, Jon Ndoja, i cili me anë të një reagimi ka akuzuar persona të tjerë se po kërkojnë të përfitojnë në emër të Luizit. Ai shprehet se Luizi si rrjet social ka vetëm Instagramin, ndërkohë që vetë protagonisti ende nuk ka reaguar.

Luizi heq nga Instagrami miqtë e tij, një faqe facebook-u hapet me

luiz ejlli shoket facebook instagram

Lini një Përgjigje