
Aktori i njohur Robert De Niro ka zbuluar se është bërë baba për herë të shtatë në moshën 79-vjeçare.
Gjatë një interviste teksa po flitej për prindërimin dhe filmin e tij më të fundit, fituesi i çmimit Oscar, tha se ka 7 fëmijë.
“Dua të them, nuk ka rrugëdalje me fëmijët! Nuk më pëlqen të vendos ligjin dhe gjëra të tilla! Por, [ndonjëherë] thjesht nuk ke zgjidhje. Dhe çdo prind, mendoj, do të thoshte të njëjtën gjë! Ju gjithmonë dëshironi të bëni gjënë e duhur për fëmijët”, tha De Niro.
Në momentin kur intervistuesi e pyeti De Niron për gjashtë fëmijët e tij, ai korrigjoi duke thënë: Shtatë, në fakt!
“Sapo jam bërë baba i një fëmije”, tha aktori, duke mos dhënë detaje të mëtejshme për anëtarin më të ri të familjes apo partneren e cila e priti fëmijën e 7-të.
Fituesi i çmimit Oscar ka gjashtë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme. De Niro dhe gruaja e tij e parë, Diahnne Abbott, janë prindër të vajzës Drena, 51 vjeç, dhe djalit Raphael, 46 vjeç. Në vitin 1995, ai mirëpriti djemtë binjakë Julian dhe Aaron, 27 vjeç, me ish të dashurën e tij, modelen dhe aktoren Toukie Smith. De Niro ka gjithashtu djalin Elliot, 24 vjeç dhe vajzën Helen Grace, 11 vjeç, me ish-gruan e tij, Grace Hightower.
Lini një Përgjigje