TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Maj 2023, 17:48

Erion Veliaj “blen” edhe Olta Gixharin, aktorja rreshtohet krah artistëve që i bëjnë fresk kryebashkiakut

Shkruar nga Pamfleti

Erion Veliaj “blen” edhe Olta Gixharin, aktorja rreshtohet krah

Aktorja Olta Gixhari është bërë pjesë e artistëve që i bëjnë fresk Veliajt. Ditët e fundit kanë dalë dhjetra artistë dhe kërkojnë vota për të, diçka aspak normale, pasi kanë dalë dhe fatura që tregojnë se si Veliaj i ka blerë me para.

Si duket edhe Olta është bërë pjesë e grupit, pasi ka publikuar një video ku shpreh mbështetjen për kryebashkiakun. Në fund të fundit jetojmë në Shqipëri dhe askush nuk pyet për moral. Mjafton pak lëpirje ndaj politikës dhe e ke mbyllur misionin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Videomesazhi:

Olta, me Oltën apo me Luizin?

Olta: Qesh

Po pse dole mi, pse dole nga Big-u?

Olta: Ecim përpara!

Po ti do ikësh apo do rrish?

Olta: Këtu, këtu më keni.

Tirana siç ishte apo siç është?

Olta: Siç është, siç është.

Sheshi, siç ishte apo siç është?

Olta: Shesh pra, jo përshesh.

Me korsi biçikletash apo pa korsi biçikletash?

Olta: Gjithsecili në korsinë e vet.

Me pemë apo pa pemë?

Olta: Unë po shkoj të mbjell timen.

Hej, me Lalin apo me ndonjë tjetër?

Olta: Me Lalin pra, me fitoren.

olta gixhari veliaj

Lini një Përgjigje